Futboll Sport

RIKTHEHET CHAMPIONS LEAGUE/ Muja e nis ndaj Barçës, spikat supersfida Bayern-United

Rikthehet magjia e Champions League, kompeticionit më të ndjekur për klube. Të martën dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet e para në grupe, ku që në start ka përplasje të forta.

Sezoni i ri do të hapet të martën në orën 18:45 me ndeshjen Milan-Newacastle, me kuqezinjtë italianë që vijnë pas humbjes turpëruese në derbi me Interin, ndërsa përballë do të kenë edhe Tonalin. Mbrëmja e së martës do të vijojë me sfida të tjera.

Barcelona pret kampionët e Belgjikës, Antwerp, aty ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muja. Ndërsa kampionët në fuqi të Manchester City do ta nisin në shtëpi ndaj Crvena Zvezdës.

Një rival modest për të besuarit e Pep Guardiolës, që kërkojnë pikët e para në grup. Sfida të tjera që spikasin të martën janë Paris SG-Dortmund dhe Lazio-Atletico Madrid, me Elseid Hysaj që rikthehet të luajë në Champions League.

E mërkura sjell përplasjen e madhe Bayern Munchen-Manchester United, me bavarezët që janë pretendentë në çdo sezon në Ligën e Kampioneve, ndërsa anglezët kërkojnë t’i japin fund krizës pas humbjeve në Premier League.

Rekordmenët e Real Madrid në këtë kompeticion e nisin në shtëpi përballë Union Berlin. Ndërsa nënkampionët e Inter do të përballen në transfertë ndaj Real Sociedad. Sfida interesante edhe Arsenal-PSV dhe Braga-Napoli.

Related posts

Sunderlandi futet në krizë të thellë, bie në Ligën e Parë të Anglisë

Sadik.Autor

LIGUE 1/ Nice-PSG, Parisi është skuadra më e mirë në transfertë

Q.Autor

Notat e lojtarëve: SPAL 1-1 Inter, dështojnë Icardi dhe Miranda (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment