Futboll Sport

CHAMPIONS/ Nga Bajerni te Interi e Arsenali, spikat supersfida Napoli-Real. Njihuni me duelet e mbrëmjes së sotme

Liga e Kampionëve rikthehet mbrëmjen e sotme me raundin e dytë të fazës së grupeve, ku shumë ekipe të mëdha do të zbresin në fushë.

champions 1

Në Grupin A, Bajerni i Mynihut luan në transfertë përballë Kopenhagenin, një sfidë në dukje e lehtë për të besuarit e Tuhel. Po në këtë grup luhet dhe takimi interesant mes Mançester Junajtid dhe Gallatasarjit.

Grupi B spikat me sfidën Lens-Arsenal, me “Topçinjtë” që do të kërkojnë tre pikët e radhës në grupe për të ruajtur vendin e parë përballë modestëve francezë.

Supersfida e mbrëmjes është garantuar në Grupin C, me Napolin që do të presë në “Diego Armando Maradona” Realin e Madridit. “Mbretërorët” do të bëjnë çmos që të marrin maksimumin nga kjo transfertë, edhe pse kampionët e Italisë nuk do t’ia bëjnë aspak të lehtë.

Një tjetër duel interesant është rezervuar në Grupin D, me Interin që do të presë në “Giuseppe Meazza” skuadrën e Benfikës.

NDESHJET:

GRUPI A

KOPENHAGEN – BAJERN MYNIH 21:00

MANÇESTER JUNAJTID – GALLATASARJI 21:00

GRUPI B

LENS – ARSENAL 21:00

PSV – SEVILJA 21:00

GRUPI C

UNION BERLIN – BRAGA 18:45

NAPOLI – REAL MADRID 21:00

GRUPI D

SALCBURG – REAL SOCIEDAD 18:45

INTER – BENFIKA 21:00

Related posts

“Tërhiqet, apo vazhdon? Buffon do të vendosë në qershor!”

Q.Autor

PRAPASKENA/ Aliji pa ekip: Mbrojtësi kuqezi refuzon Izraelin për një arsye BEFASUESE

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Trajneri Guardiola do yllin e La Liga-s, zbulohet objektivi i ri i Manchester City-t

Delo.autor

Leave a Comment