Futboll Sport

270 MINUTA “PROVË”/ Garcia në prag shkarkimi, De Laurentiis i kthehet “fiksimit” të vjetër

Verona, Union Berlin dhe Milan: Rudi Garcia ka në dispozicion edhe tre ndeshje, 270 minuta në total, për t’u konfirmuar në krye të Napolit. Ky vendim i De Laurentiis është një besim me kusht për trajnerin, nëse Napoli nuk bën pikë të plota në këtë tre sfida, atëherë Garcia-n e pret shkarkimi. Në sytë e bosit të bluve, Garcia ka në dispozicion një super grup, fundja nga sezoni i fundit është larguar vetëm Kim, pra nuk ka asnjë arsye që Napoli të jetë 7 pikë larg kreut pas tetë javësh në Serie A.

Montpellier Hsc Vs Olympique Lyon
De Laurentiis nuk dëshiron të kapet i papërgatitur, për këtë arsye i është kthyer edhe një herë dëshirës së tij të madhe, Antonio Conte. Ish trajneri i Inter është një fiksim i vjetër i De Laurentiis, ka tentuar edhe në të shkuarën të ul në stol teknikun “azzurr”. Conte është opsioni i parë, por jo i vetmi, pasi në tavolinën e De Laurentiis janë edhe emra të tjerë. Conte është i papunë që nga fillimi i këtij sezoni, që pasi u largua nga Tottenham, ndërsa nuk e ka fshehur dëshirën që të rikthehet në stol, në krye të një ekipi në Serie A.

Related posts

Carroll te Chelsea, tifozët kërcënojnë të djegin qytetin

Q.Autor

LIVERPOOL gati të rrëmbejë yllin e Leicester

Q.Autor

HUMBJE E MADHE PËR BARCELONËN/ “Xhevahiri” holandez largohet nga akademia drejt klubit…

Delo.autor

Leave a Comment