Futboll Seria A Sport

Ringritja e Argjentinës fillon nga ICARDI, por MESSI duhet të ndërrojë “marsh”

Argjentina është gati ta rinisë nga 0. Ose më mirë nga 9-ta. Mediet në vendin amerikano-jugor janë të sigurta që sulmuesi i Interit do të jetë lojtari kryesor i skuadrës së re, edhe pse me trajner të përkohëshëm.

Pas përjashtimit nga Kupa e Botës duket se Icardi do të marrë me siguri ftesë për dy ndeshjet e ardhshme të “Albicelestes”, më 7 shtator kundër Guatemalës në Los Angeles dhe katër ditë më pas kundër Kolumbisë në Neë York.

Pyetja më e madhe që ngrihet tanimë është çfarë do të thotë Leo Messi për ndryshimet që ka ndërmend të bëjë trajneri i ri i përkohëshëm Lionel Scaloni. Nuk është e fshehtë për askënd se përjashtimi i Icardit nga kombëtarja dhe mospërfshirja e Higuain e Dybala në formacion për ndeshjet e Kupës së Botës është bërë edhe me miratimin e yllit të Barcelonës, i cili praktikisht ishte edhe trajner i skuadrës me ndikimin që kishte te Sampaoli.

Scaloni sigurisht nuk ka ndërmend të lërë jashtë Messin, por pak ditë më parë deklaroi: “Nuk e kemi bërë gati listën e skuadrës, por nuk mendoj se shtë koha e duhur për të thërritur Lionel Messin. Pasi të kemi bërë listën gati do të shohim çfarë do të bëjmë. Por nuk jam i shqetësuar për diskutimin që do të bëjmë me të”. Nuk dihet ende nëse Messi do të vazhdojë të luajë me kombëtaren apo jo, pa dështimit në Botëror. Megjithatë, në vendlindjen e tij janë të sigurt që gjërat nuk do të jenë më ekskluzivisht në dorë të tij.

Me shumë gjasa edhe Paolo Dybala do të jetë pjesë e skuadrës, me më shumë përgjësi, por edhe Giovani lo Celso i Paris SG. Në portë me shumë mundsi do të jetë Franco Armani, ndërsa Caballero do të mbetet jashtë pasi është rikthyer Sergio Romero, i cili humbi botërorin për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë. Sa i përket Gonzalo Higuain, sipas medieve argjentinase, duhet ta rifitojë kombëtaren me golat që do të shënojë për Milanin, pas transferimit të bujshëm të verës në skuadrën kuqezi nga Juventusi.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Një talent i Milanit po “çmend” Europën, ka shënuar 483 gola në 87 ndeshje (VIDEO)

Delo.autor

NGA NEYMARI TEK MESSI/ Presidenti i Barcelonës zbulon sekretet e së ardhmes

Delo.autor

TENIS/ Pezullohen ndeshjet e Australian Open, të gjithë me sytë nga qielli

Delo.autor

Leave a Comment