Futboll Sport

FSHF “ZGJIDH” QESEN/ 4.5 milionë euro shpërblim për heronjtë e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës, dy diitë më parë vendosën golat e Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Për këtë sukses, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të akordojë një premio të majme për lojtarët dhe stafin e kuqezinjve. 4.5 milionë euro janë akorduar nga qeveria e futbollit në vend, me lojtarët që do përfitojnë jo më pak se 130 mijë euro për kokë.

Nga shuma e akorduar, 3.5 milionë euro do shkojnë për futbollistët, ndërsa 1 milionë euro janë për trajnerin Silvio Mendes Campos (Sylvinho) dhe stafin e tij teknik. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur FSHF-ja vendos për një premio kaq të madhe për lojtarët, teksa diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2016, kur kuqezinjtë për herë të parë në histori shkuan në Europianin e Francës për fazën finale.

Related posts

Përcaktohen vazot për shortin e eliminatoreve të Europianit, ja me cilat skuadra mund të jetë në grup Shqipëria

Isa.Autor

TË ÇMENDUR PAS BROJËS/ Tifozët thirrje sulmuesit të Kombëtares: Dëgjo prindërit Armando, firmos me Sauthemptonin

Delo.autor

Dhimbje koke për Tite, dy mungesa të rëndësishme për sfidën kundër Serbisë

Sadik.Autor

Leave a Comment