Futboll La Liga Sport

MESSI “TRONDIT” BARCELONËN/ Kërkon largimin me parametra zero. Tifozët “blaugrana” në revoltë

Lionel Messi e ka vendosur. “Pleshti” nuk do të qëndrojë më te Barcelona dhe vendimin e tij ia ka bërë të ditur klubit “blaugrana”. Të sigurta për këtë janë mediat argjentinase dhe spanjolle, të cilat kanë publikuar një “burofax”, ku sulmuesi i kërkon aktivizimin e klauzolës, që i lejon të prishë kontratën pa penalizime.

Burofax Messi 640x853

Mbetet për t’u konfirmuar vërtetësia e dokumetit të publikuar, por teksti është koherent me situatën kontraktuale të futbollistit me Barcelonën. Në fakt, klauzola që linte të lirë Messi nga çdo detyrim me klubin “blaugrana” ishte në fuqi deri më 10 qershor, por lojtari pretendon se ajo ka vlerë edhe tani për shkak të sezonit aspak normal dhe të shtyrë në kohë nga pandemia e Covid-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Barcelona ka një tjetër interpretim për klauzolën e famshme me numër 24 në kontratën me Messi dhe sipas mdiave spanjolle “divorci” pas dashurisë së madhe mund të vendoset në gjykatë. Deri atëherë, ka mjaftuar vetëm lajmi që “Pleshti” kërkon të largohet, për të ndezur një revoltë të vërtetë të tifozëve katalunjas. Ata janë mbledhur për të protestuar në stadiumin “Camp Nou”, duke kërkuar dorëheeqjen e presidenti Bartomeu.

Për pak minuta, mediat iberike bënë fakt të kryer këtë, por u tërhoqën pas përgënjeshtrimit të klubit. Jo vetëm tifozët, pasi duke qëndruar në atë që raportohet në të përditëshmet spanjolle, largimi i mundshëm i Messi është shoqëruar edhe me një revoltë në dhomat e zhveshjes. Një situatë aspak e mirë, që përshtjellon atmosferën rreth skuadrës “blaugrana”. Ndërkohë, mediat iberike dhe jo vetëm kanë nisur garën për të zbuluar se cila do të jetë skuadra e ardhshme e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

064602734 57160491 E7c6 4209 9bc9 8d39dc06b7c3

Një indicie e rëndësishme vjen nga vetë Lionel Messi, i cili ka nisur të ndjekë në “Instagram” llogarinë zyrtare të Manchester City. Klubi anglez dhe Pep Guardiola kanë nisur punën për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas, teksa janë të favorizuar në ankandin ku marrin pjesë Inter, Paris SG dhe së fundmi është futur edhe Manchester United.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT/ Më mirë se Dembele, Boateng kalon me sukses provën e parë (VIDEO)

Delo.autor

Lucas Biglia do të jetë i aftë për Argjentinën në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Immobile shënoi ndaj Cagliarit golin e sezonit në Serie A

Q.Autor

Leave a Comment