Futboll Sport

“ZBUTEN” EDHE KOMPANITË E BASTEVE/ Shqipëria favorite absolute përballë Bullgarisë

E sigurt është se gjatë hedhjes së shortit, në radhët e Polonisë dhe Çekisë, kanë festuar teksa mësuan se goglat i vendosën në një grup me Shqipërinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Të paktë ishin ata që mund ta imagjinonin një përfundim të tillë, madje as tifozët e Shqipërisë nuk e besonin që pas xhiros së 6-të do të ishin të vetëm në krye, si ekipi me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë. Nuk besuan kurrë te Shqipëria as kompanitë e basteve, në asnjë nga tre sfidat e fundit, kundër Çekisë në transfertë dhe kundër Polonisë dhe Çekisë në “Air Albania”, Shqipëria nuk e nisi ndeshjen si favorite, por fundi ishte ndryshe.

Bastet

Tani edhe kompanitë e basteve janë “zbutur” teksa sot e shohin Shqipërinë favorite absolute përballë Bullgarisë. Një fitore e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 1,70 ndërsa një fitore e mundshme e Bullgarisë vlerësohet me koeficientin 4,75.

Related posts

REFUZOI FTESËN NË KOMBËTARE/ Xherdan Shaqiri “i mbyll gojën” kritikëve, ja çfarë POSTON

Delo.autor

PAS NDESHJEVE NË CHAMPIONS/ Prezantuesja bën gafën në studiot e “Sky Sport” (VIDEO

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Milan mposht Lazion me “POKER” dhe “peshkon” Interin në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment