Futboll Gossip Sport

FOTOLAJM/ Dalin imazhet e fanellës së re të Barcelonës, por si sponsor mund të vendoset Shakira dhe… Justin Bieber

Faqja prestigjioze “Footy Headlines” është e njohur pasi shpesh nxjerr fanellat e klubeve të futbollit, para se të prezantohen për publikun. Një ndër ato skuadra që i është zbuluar fanella për sezoni tjetër është Barcelona.

 Një fanellë me ngjyrat karakteristike të klubit, ku bien në sy vijat vertikale. Por ajo që mbetet është sponsori në mesin e fanellës. Dhe këtu qëndron më e bukura.

Katalanasit kanë firmosur një marrëveshje me kompaninë e famshme muzikore “Spotify”, nga ku pritet që të ndryshohet dhe emri i stadiumit, por jo vetëm kaq.

Kjo kompani është e lidhur me shumë artistë të njohur si Shakira apo Xhastin Biber dhe nuk përjashtohet mundësia që lojtarët të kenë të stampuar në fanellë emrat e tyre.

Për ata që nuk e dinë Xhastin Biber është një fans i Barcelonës, me të cilët ka zhvilluar dhe ndeshje miqësore, ndërsa Shakira është gruaja e mbrojtësit të ekipit, Zherard Pike.

Related posts

Parashikimi-Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund tu bëjnë me para sot

Q.Autor

“BETEJA” E FORTË ME KLUBET/ Guardiola i sigurt: Ja kur vendoset titulli në Premier

Delo.autor

DYSHJA MARTINEZ-AGUERO FANTASTIK/ Argjentina kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Amerikës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment