Futboll Sport

AXHENDA E JAVËS SË 11-TË/ Superiorja rikthehet në mesjavë, ja kur luhen të gjitha ndeshjet

Kategoria Superiore, do të rikthehet ditën e martë, ku janë planifikuar të zhvillohen 2 sfidat e vlefshme për javën e 11-të, ndërkohë që kjo javë do të mbyllet të mërkurën me 3 duele interesante.

Siparin do e ngrejë dueli mes Egnatias dhe Kukësit që do të zhvillohet në orën 14:00 në Rrogozhinë, ndërkohë në orën 17:00, në “Elbasan Arena”, Dinamo e Mehmetit do të masë forcën me Skënderbeun e Gvozdenoviç.

Të mërkurën në orën 14:00 do të zhvillohen paralelisht dy duele. Laçi dhe Partizani pritet të jetë një duel tepër i luftuar, teksa në të njëjtën orë, Tirana do të kërkojë të lerë pas momentin e vështirë, ndaj Teutës së Edi Martinit. Java e 11-të do të mbyllet me përballjen Vllaznia-Erzeni, që do të luhet në Shkodër në orën 17:00. PanoramaSport

AXHENDA JAVA E 11-TË:

E MARTË 31 TETOR:

Egnatia-Kukësi ora 14:00 (“Demrozi Stadium”)

Dinamo-Skënderbeu ora 17:00 (“Elbasan Arena”)

E MËRKURË 1 NËNTOR:

Laçi-Partizani ora 14:00 (“Laçi Stadium”)

Tirana-Teuta ora 14:00 (“Selman Stërmasi”)

Vllaznia-Erzeni ora 17:00 (“Loro Boriçi”)

Related posts

Chelsea shfaq interes për trajnerin italian

Sadik.Autor

I BEFASON TË GJITHË/ Biznesmeni i famshëm del hapur mbi Arsenalin: Po përgatis një ofertë që…

Delo.autor

LETËR BIZHOZI NË PALESTRINA/ Peru kërkon mrekullinë ndaj Brazilit me një… “magjistar” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment