Ekskluzive Futboll Sport

EKSLUZIVE/ Rrëfimi i Klisman Cake, goli i karrierës dhe planet e së ardhmes

Klisman Cake në sezonin 2020-21 ka treguar paraqitje të shkëlqyera me 4 gola dhe 1 asist, teksa tashmë përveç formës së mirë në prapavijë ka filluar të shkëlqejë edhe në rolin e bomberit.

Mbrojtësi 22-vjeçar luan në Superligën e Maqedonisë me ekipin e Strugës i transferuar nga merkatoja e verës nga ekipi i Tiranës që nga Gushti i vitit 2019 dhe kontrata e tij skadon në Qershor të 2022.

 Struga e mbrojtësit shqiptar arriti që ta mbyllte kampionatin për 2020-21 në vendin e tretë dhe do të luajë në kualifikimet për në Conference League.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeSport.al, Cake rrëfen për sezonin 2020-21 dhe planet për të ardhmen, për më tepër më poshtë ndiqni intervistën eksluzive nga 20 vjeçari Kace.

INTERVISTA nga D. Dedej

Struga arriti të mbyllte sezonin në vendin e tretë në renditjes. Si e komentoni këtë paraqitje?

Ishte një sezon shumë i mirë për ne duhet thënë i jashtëzankoshëm pasi askush nuk e priste të arrinim kaq lartë.

Çfare do kishe dashur te kishit bere ndryshe?

Kena pasur disa ndeshje që na kanë ikur nga duart në minutat e fundit dhe besoj me më pak fat do e kishim siguruar Europen më shpejt

Ju jeni shpallur në formacionin e sezonit në Superligë si mbrojtësi më i mirë. Cila është ndjesia juaj?

Ishte një ndjesi shumë e bukur pasi nuk është diçka e vogël por me thënë të drejtën e prisja pas atij sezoni që kam bërë.

Keni menduar të riktheheni në Kategorinë Superiore?

Jo as nuk e mendoj kthimin në Shqipëri.

Cili është goli i preferuar i karrierës?

Goli me Vardarin padyshim.

Mendoni se Struga do i rikthehet titullit kampion?

Besoj se me grupin aktual e me disa afrime cilësore do ishte një kanditate e fortë për titull.

Cili është reparti që nuk tregoi rezultatin e kërkuar në këtë sezon dhe që duhet përmirësuar për sezonin e ardhshëm?

Këtë sezon të gjithë kanë funksionuar shumë mirë dhe i falenderoj çunat për atë që kanë dhënë në fushë.

A keni patur oferta nga klube te tjera?

Kam pasur disa interesime serioze në Europe por ato janë punë që merret klubi.

Si e komentoni performancen dhe ecurine e Kombetares shqiptare deri tani?

Perfomanca e Kombëtares deri diku pozitive dhe ajo që arritën në Nations League ishte diçka shumë pozitive.

Idhulli yt ne futboll eshte…? (Dhe arsyen perse)

Nuk është se kam ndonjë idhull por më pëlqen shumë Sergio Ramos.

Related posts

“RONALDO DUHET TË PRESË”/ Fansja seksi e Juventus ka idhull legjendën bardhezi (FOTO)

Delo.autor

Evoluimi i topit të Kupës së Botërorit, prej vitit 1930 deri më 2018

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Forma zhgënjyese në kampionat, shkarkohet trajneri i Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment