Futboll Sport

RINOVIME TË RËNDËSISHME/ Bayern Munchen “kyç” portën

Rinovime të rëndësishme në shtëpinë e Bayern Munchen. Klubi kampion i Gjermanisë do të vazhdojë bashkëpunimin me portierët Manuel Neuer dhe Sven Ulreich. Neuer dhe Ulreich kanë firmosur nga një kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2025.

Duke qenë se Neuer ka kaluar dëmtime dhe forma e tij nuk ka qenë optimale, Bayern i ka besuar portën Ulreich në 8 ndeshje të këtij sezoni.

Neuer numëron 12 vite te kjo skuadër dhe deri më tani ka grumbulluar 29 trofe. Ai marrë vlerësime të shumta personale, si futbollisti i vitit në Gjermani në 2011 dhe 2014, Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj në 2020 dhe IFFHS Portieri më i mirë i Dekadës në botë: 2011–2020.

Ky edicion do të jetë shumë i gjatë për bavarezët, të cilët përveç kampionatit, shpresojnë që të shkojnë deri në fund edhe në rrugëtimin në Champions League.

Neuer

Related posts

LIVE/ Starton sfida Arsenal-Bournemouth

Delo.autor

CHAMPIONS/ Ylli Sterling i dhuron fitoren Manchester City-t dhe sigurojnë kualifikimin

Delo.autor

DËMTIMI I RËNDË/ Dhimbje dhe durim. Dalin fotot e para, MESSI shaqet i fashuar 

Isa.Autor

Leave a Comment