Futboll Sport

“ZOT MOS LEJO TË NA BJERË SHQIPËRIA”/ Presidenti i Federatës Serbe dëshiron të shmangë kuqezinjtë

Në Serbi nuk duan një sfidë me Shqipërinë (Euro 2024). Të paktën kështu është shprehur, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Dzajiç, në një intervistë të dhënë.

“Cilido që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm të mos e kemi Gjermaninë, Spanjën apo Francën. Janë të vështirë, gjithashtu edhe Rumania, Zot mos lejo që të na bie Shqipëria. Të gjitha mund të na shkaktojnë probleme” – tha ai.

Serbia është në vazon e katërt dhe përballja me Shqipërinë është mëse e mundshme, duke patur parasysh që kuqezinjtë janë në vazon e dytë. Ndoshta një tekë e goglave mund të sjellë një sfidë të tillë, e cila gjithmonë i ka kaluar kufinjtë e futbollit. Shorti i Euro 2024 do të hidhet me datën 2 dhjetor, në orët e pasdites. Të gjithë “kryqëzojmë gishtat” që fati të jetë me ne, duke na rezervuar kundërshtarë të kalueshëm.

Related posts

“SHPRESOJ QË TË VAZHDOJ KËSHTU…”/ Realizoi golin e parë me fanellën e Tiranës, talenti “bardheblu” rrëfen emocionet

Delo.autor

“KEMI LUAJTUR NDAJ NJË KUNDËRSHTARI TË VËSHTIRË”/ Trajneri Piol pas fitores: Nëse nuk do të kishim fituar, do të…

Delo.autor

SHTATË ORË NË BURG/ Arrestohet portieri kampion bote, francezi u kap I DEHUR në…

Isa.Autor

Leave a Comment