Futboll Sport

QETËSIA PARA STUHISË/ Merkato sjell shumë pikëpyetje te Roma, situata e rinovimeve

Situata e rinovimeve në shtëpinë e Romës ngjason me qetësinë para stuhisë. Më shumë flitet për përfundimin hipotetik të projektit teknik trevjeçar me Mourinhon, për kontratat e drejtorit të përgjithshëm Tiago Pinto dhe drejtorit sportiv Mauro Leo, si dhe të të gjithë stafit.

Një nga çështjet që duhet zgjidhur është ajo e Leonardo Spinazzola. Ai ka oferta nga Arabia dhe mund t’i thotë lamtumirë skuadrës italiane para përfundimit të kontratës, e cila do mbaron në qershor. Nuk ka asnjë takim të planifikuar për momentin, por merkatoja e dimrit do të hedhë dritë mbi të ardhmen.

Aventura romake e portierit Rui Patricio duket se ka përfunduar, me portierin që ka oferta nga klube të huaja. Nëse Tiago Pinto mbetet, ndoshta mund të qëndrojë, përndryshe nuk do të jetë e lehtë.

Pritet të mësohet edhe e ardhmja e lojtarëve që luajnë te Roma si huazim, nga Lukaku te Azmoun, deri te Renato Sanches, Diego Llorente dhe Rasmus Kristensen. Belgu Lukaku kushton shumë, ndërsa futbollistët e tjerë nuk të ofrojnë siguri, pasi kanë më shumë ulje se ngritje.

Related posts

FITOI KAMPIONATIN BRAZILIAN ME FLAMENGON/ Gabigol i “shkel” syrin Spanjës: Jam gati të lë shenjë në…

Delo.autor

LIVE/ Newcastle-Liverpool, Atsu barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

TË GJITHË PRISNIN EMËR TË MADH/ Reali identifikon transfertën e parë në merkato

Delo.autor

Leave a Comment