FIFA ka njohjen dhe besimin se me anë të sistemit VAR (Video Assistant Referee) do të merren vendimet më të mira sa i përket rasteve të diskutueshme të pozicioneve jashtë loje apo edhe për raste të tjera që mund të hapin polemika gjatë zhvillimit të Kupës së Botës që do të nisë më 14 qershor në Rusi.
Johannes Holzmueller, kreu i Departamentit të Teknologjisë dhe Inovacionit në FIFA, të martën pranoi se “tani që ne do të shkojmë në Kupën e Botës, ne jemi pothuajse të sigurt se kemi konfirgurimin më të mirë të mundshëm të momentit”.
Holzmueller, sidoqoftë, refuzoi të thoshte se sistemi mund të mund të sjellë pasiguri që në fillimin e Botërorit të Rusisë që në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Moskë më 14 qershor. Por, në fund ai tha se: është teknologji. Mund edhe të dështojë”.
Sistemi VAR nuk ka rezultuar që të jetë i suksesshëm që nga dita e parë e përdorimit të tij në ligat më të mëdha të Europës, si në Serie A, Bundesliga 1. Gjatë ndeshjeve të ndryshme në të dy këto kampionate ka pasur raste që janë diskutuar gjerë dhe gjatë, më i freskët është rasti i kartonit të kuq të Vecino-s në ndeshjen Inter – Juventus. Madje, në Gjermani ka pasur edhe asistentë që janë shkarkuar nga puna pasi kanë raportuar në mënyrë të gabuar duke ndikuar në dëm të një skuadre.
Ndërkohë që në dy kompeticionet më madhorë të futbollit në Europë, Champions dhe Europa League, ky sistem ende nuk është futur, ndërsa testin gjeneral do ta ketë në Botërorin e Rusisë, aty ku parashikohet që gjykimi të jetë i nivelit maksimal. Megjithatë, dyshimet qëndrojnë nga të gjithë, pasi diskutimet kanë sjellë diçka të tillë. Por, në FIFA janë të bindur se risitë në fushën teknologjikë do të rrisin cilësinë e futbollit të drejtë.
