Futboll Sport

UZUNI E NIS ME KËMBËN E “MBARË”/ Gol i sulmuesit shqiptar në La Liga (VIDEO)

Myrto Uzuni e ka nisur me gol vitin e ri. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin ndaj Cadiz, në ndeshjen e Granada-s këtë pasdite. Në takimin që mbahet në Estadio Nuevo Los Cármenes (Granada), Uuzni shfrytëzoi në maksimum një asist të Boye, në minutën e 25-të.

Lojtari kuqezi ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon dhe ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës. Sezoni i kaluar ishte fantastik, 38 ndeshje dhe 23 gola.

Myrto Uzuni ka luajtur më parë në Kroaci te Lokomotiva Zagreb, përpara se të transferohej te Ferencvaros në Hungari. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e Uzuni në të ardhmen, teksa fokusi është te Kombëtarja, që do luajë në Euro 2024.

 

Related posts

ËSHTË OBJEKTIV I MILAN/ Agjenti i yllit brazilian do të udhëtojë drejt Italisë…

Delo.autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Juventus gati 30 milionë euro për mbrojtësin e Premier…

Delo.autor

JO VETËM CRISTIANO RONALDO/ Klubi saudit gati ofertën e “çmendur” për Leo Messin

F.autor

Leave a Comment