Futboll Sport

E DËSHIRONTE EDHE BAYERN/ Mbrojtësi i Genoas zyrtarizohet në Londër

Radu Dragusin është larguar nga Genoa në këtë merkato janari. Edhe pse kërkohej nga klube si Bayern Munchen, mbrojtësi rumun ka vendosur të transferohet në Londër, te Tottenham. Klubi i Premier League ka njoftuar për akordin, nëpërmjet kanaleve zyrtare.

Dragusin ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2030 dhe do të mbajë fanellën me numrin 6. Sa i takon shifrave, ky operacion i ka kushtuar Tottnehamit 30 milionë euro.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë për nënshkrimin e Radu Dragusin nga skuadra e Serie A, Genoa” – Shkruan mes të tjerash Spurs. 21-vjeçari ishte titullar fiks në Genoa dhe në këtë pjesë të parë të edicionit të Serie A, u aktivizua në 19 ndeshje. Ai realizoi 2 gola, madje njërin prej tyre e shënoi në portën e gjigandëve të Interit.

Related posts

EFEKTI “PARTIZANI”/ Halili “ultimatum” Tiranës: Dua kualifikimin me Dinamon

Delo.autor

SHERR DHE DHUNË MES TIFOZËVE/ Federata bën shembull Parisin dhe Lyonin. Përjashtohen të dyja nga Kupa

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ferrari merr “OK” për garën Australisë, por anullon testet

Delo.autor

Leave a Comment