Futboll Sport

MJAFTON NJË GOL/ Lazio merr fitoren e katërt radhazi në Serie A, Champions më afër

Lazio vijon të bëjë mirë në të gjitha frontet. Bardhekaltrit, pasi u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, marrin fitoren e katërt radhazi në Serie A dhe barazojnë Bologna-n e vendit të katërt, duke u afruar ndjeshëm me zonën Champions.

Pas një pjese të parë pa gola, por me dominimin e vendasve, ishte Felipe Andeson që shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe të trepikëshit ndaj Lecces në “Olimpiko” në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 58-të.

Për Lazion, Hysaj ishte sërish në stol, por nuk u aktivizua nga Sarri. Ndërsa në krahun tjetër Ramadani ishte titullar dhe zhvilloi një tjetër 90 minutësh të plotë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u ndëshkua me një karton të verdhë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pato rikthehet te skuadra ku u bë i njohur, firmos deri në…

Delo.autor

SUPERIORE/ Nga mbijetesa te Europa e titulli, ja ndeshjet që luhen sot

F.autor

“ISHIM TË PAKRAHASUESHËM”/ Ish-sulmuesi i Juventus rrëfen: CR7-Higuain-Dybala nuk mund të na afrohen!

Delo.autor

Leave a Comment