Futboll

Filipe Luis mund ta humbet Botërorin në Rusi

Mbrojtësi brazilian Filipe Luis mund të humbet Botërorin pasi që ka pësuar një frakturë gjatë fitores së Atletico Madridit kundër Lokomotivës së Moskës në Europa Ligë.

Mjekët e ekipit ende nuk kanë dhënë ndonjë kohë se sa do të jetë jashtë fushave të gjelbëra Luis.

Por, mbrojtësi brazilian, i cili ka luajtur për Brazil 31 herë që nga debutimi i tij në këtë Kombëtare më 2009, mund të mos jetë në Botëror, që mbahet sivjet në Rusi.

Brazili, aventurën në Botëror e fillon kundër Zvicrës më 17 qershor.

Ky lëndim mund ta lërë jashtë Botërorit mbrojtësin e majtë Filipe Luis pasi që thuhet se ai ka pasuar frakturë në këmbë, që mund ta lërë jashtë fushave deri në fillim të sezonit të ardhshëm në La Liga.

Related posts

MPOSHTEN “DEMAT” NË DURRËS/ Teuta merr një fitore të artë për Europën

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ PSG i ofron Igli Tares 30 milionë euro për yllin e ekipit të Lazios. ja vendimi i Sarrit…

Delo.autor

SUPERIORE/ Tirana tenton shkëputjen e radhës, ja si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 12…

Delo.autor

Leave a Comment