Futboll Sport

HAKMERRET KINA/ Anulon miqësoret e Argjentinës, shkak bëhet Messi

Kina komunikoi se do të anulojë mikpritjen e dy miqësoreve që ishin programuar për kombëtaren e Argjentinës, pas protestave për mungesën dhe sjelljen e Lionel Messit, që nuk zbriti në fushë në Hong Kong me Inter Miami, duke provokuar zemërimin e qeverisë lokale, që faktikisht kontrollohet nga kinezët, edhe për faktin se vetëm 3 ditë më pas Messi luajti me ekipin e tij në Tokio. Spektatorët në Hong Kong që kishin paguar deri 570 euro biletën për të parë Messin në fushë, shprehën indinjatën e tyre për mungesën e sulmuesit argjentinas, por edhe për sjelljen e tij, pasi nuk ju drejtua publikut për të kërkuar ndjesë.

Ndërkohë Federata Kineze e Futbollit publikoi një komunikatë ku bën të ditur se vendi aziatik nuk do të mikpres miqësoret e programuara të Argjentinës për në mars. Anulimi i turneut në Kinë është një goditje për Federatën argjentinase që e konsideron kolosin aziatik një merkato strategjike dhe ku ka kontrata të shumta sponsorizimi apo bashkëpunimi me kompani lokale. Kombëtarja e Argjentinës kishte paralajmëruar një turne në vendin aziatik nga 18 në 26 mars, gjatë të cilit do të përballej me Nigerinë dhe Bregun e Fildishtë në Pekin

Related posts

“ZBËRTHEN” BROJËN/ Trajneri i Sauthempton: Tani e kuptova pse klubi insistonte për të, nuk them se është përtac por…

Delo.autor

Napoli nis kontaktet me trajnerin Newcastle United

Sadik.Autor

Histori dashurie, propozim për martesë në “San Siro”…

Sadik.Autor

Leave a Comment