Futboll Sport

SPEKTAKËL NË MADRID/ Reali zbavitet me Gironan, dopietë Bellingham

Real Madrid tregohet i pamëshirshëm në ndeshjen e kësaj jave në kampionat, teksa fitoi me goleadë 4-0. Pavarësisht se përballë ishte një ekip rival për titullin, në fushë, madrilenët nuk hasën shumë vështirësi, madje mbyllën llogaritë që në pjesën e parë me golat e Vinicius dhe Bellingham.

Në pjesën e dytë, Los Blancos e patën thjeshtë stërvitje. Bellingham kompletoi dopietën, ndërsa edhe Rodrygo vendosi emrin në listën e golashënuesve. Reali kryeson kampionatin me 61 pikë, 5 më shumë se Girona. Spektakli i La Liga nuk ka përfunduar për sonte. Në Estadio de Gran Canaria (Las Palmas), Las Palmas pret Valencian.

Related posts

Formacionet e ndeshjes: Atalanta – Inter

Sadik.Autor

Fillojnë përleshjet edhe në Kiev/ Ultrasit rusë sulmojnë tifozët e Liverpulit

Sadik.Autor

FUTBOLLISTI MALIQI PËRFUNDOI NË SPITAL ME NOFULL Të THYER/ Reagon Këlcyra: Është zhvilluar një ndeshje… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment