Futboll Sport

ZYRTARE/ Bayern rinovon me sulmuesin, kontratë deri në vitin 2029

Mathys Tel ka rinovuar kontratën me Bayern. Sulmuesi do të qëndrojë te kampionët e Gjermanisë, të paktën deri në vitin 2029. Lajmi është dhënë nga klubi, me një postim në rrjetet sociale. 18-vjeçari u transferua në Mynih nga Rennes para 2 vitesh, operacion që i kushtoi arkave të klubit jo pak por 20 milionë euro.

“Ne jemi të kënaqur që Mathys Tel ka zgjatur kontratën e tij me Bayernin. Ai është një bazë e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi. Me të tashmë kemi gjeneratën e ardhshme të Bayernit” – Tha Max Eberl, anëtar i bordit të drejtorëve të Bayernit. Në këtë sezon në kampionat, Tel është impenjuar në 20 ndeshje, ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

Related posts

Koreja e Jugut shënon në limite, Gjermania eliminohet nga Botërori

Sadik.Autor

Aventura e Mancini-t tek Italia nis me dy lajme të këqija

Sadik.Autor

TËRBOHEN TIFOZËT E JUVES/ Emri i Neymar i bën të ëndërrojnë, po si qëndron e vërteta?

F.autor

Leave a Comment