Futboll Sport

CHELSEA I DETYRUAR TË SHESË/ Në listë janë 5 emra, mes tyre edhe Broja

Shpenzimet e shumta të Çelsit në merkatot e fundit duket se do i kushtojnë shumë klubit londinez, i cili është i detyruar të kryejë shitje deri në 120 milionë euro për të shpëtuar nga “Fair Play Financiar”.

Në Angli duket se kanë zbuluar 5 emrat që do të largohen këtë verë nga “Blutë” dhe njëri prej tyre është edhe Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare për momentin luan i huazuar te Fulhemi, por pritet që mos të shitet aty dhe të kthehet sërish te Çelsi në verë. Kështu “Blutë” janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim për Brojën, teksa thuhet se interes për të ka shfaqur edhe Milani.

Përveç Brojës, emrat e tjerë që thuhet se do të shiten nga Çelsi këtë merkato vere janë Romelu Lukaku, Hakim Zijeh, Kepa Arrizabalaga dhe Malang Sarr.

Related posts

LIVE/ Belgjikë-Tunizi, “DJAJTË E KUQ” të etur për golead ndaj afrikanëve

Sadik.Autor

“SEKRETI KA QENË TË GJESH VETEN”/ Andre Silva: Ja pse nuk funksionoi me Milan dhe u largova

Delo.autor

E PARITUR/ “Djajtë” janë të detyruar të shesin një “yll” në janar, por nuk është POGBA…

Isa.Autor

Leave a Comment