Futboll Sport

JUVE BËN “PAZAR” NË MYNIH/ “Zonja e Vjetër” josh titullarët e Bayern

Me apo pa Allegri në stol, drejtuesit e Juves vijojnë të projektojnë të ardhmen e ekipit. Corriere dello Sport zbulon një prapaskenë të bujshme, një takim të fshehtë që drejtori i “Zonjës së Vjetër” ka zhvilluar pak ditë më parë me drejtuesit e Bayern Munich. Giuntoli ka qenë i pranishëm në “Allianz Stadium”, për të parë nga pranë ndeshjen e kthimit Bayern-Lazio, por qëllimi i tij nuk ka qenë për të parë ndeshjen, por për të diskutuar mbi disa objektiva që “Zonja e Vjetër” ka për të ardhmen.

Gorezka

Max Allegri i ka sugjeruar emrin e Leon Goretzka-s, një lojtar të cilin e vlerëson shumë dhe e sheh si një përforcim ideal për mesfushën. Jo vetëm Goretzka, në listën e dëshirave janë edhe dy emra të tjerë Mazraoui dhe Sane. Zirkzee i Bologna-s ka qenë një temë më vetë pasi lojtari i Bologna-s është një nga futbollistët më të kërkuar në Serie A, por Bayern Munich ka të drejtën për të riblerë kartonin e tij.

Zirzke

Diskutimet mbi këto elementë që Juve është e interesuar lidhet ngushtë me trajnerin e ri të Bayern Munich. Është e qartë që drejtuesit e klubit gjerman do të lëvizin vetëm pasi të kenë emëruar pasuesin e Tuchel.

Related posts

UEFA për përjashtimin e Skënderbeut: Dënim i lehtë, por i përshtatshëm

Sadik.Autor

SOUTHAMPTON-MANCHESTER UNITED/ Pas një asist nga Cavani, Fernandes realizon për “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Hazard nuk vjen në Londër sipas planit, shtyn rikthimin në stërvitje tek Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment