Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Stadiumi “Air Albania” po përgatitet për ndeshjen e madhe, ja cila finale do të luhet…

Prej kohësh në vendin tonë delegatët e UEFA-s kanë mbërritur për të parë kushtet dhe shtruar kërkesat e tyre rreth këtij aktiviteti që do të jetë premier edhe për ta. Keidi Tomorri, drejtori i stadiumit Air Albania na tregon më tepër rreth këtyre.

“Në takim është diskutuar disa problematika që janë disi të vështira për organizimin e ndeshjes. Mes tyre kapaciteti i aeroportit pasi atë ditë do të vijnë në kryeqytet 8000 persona dhe kërkohet që të ketë transport free për mbajtësit e biletave të ndeshjes”, tha Keidi Tomorri, drejtor i stadiumit “Air Albania”.

Kur do të mbyllet stadiumi “Air Albania” dhe si do të ndryshojë ai për këtë finale?

“Ndeshja e fundit është parashikuar të luhet më 29 mars, ndeshja miqësore Shqipëri-Gjerogji dhe më 30 qershor do të mbjellim tapetin Dot ë hiqet një pjesë e madhe e karrigeve në sektorin mik sepse do të instalohen dy studio televizive. Ndryshimi i një pjese të madhe të tribunës ku do t’i jepet një hapësirë e madhe mediave gjithashtu do të vihen edhe dy ekrane të mëdhenj në tribunën përballë”, tha Keidi Tomorri, Drejtor i stadiumit “Air Albania”.

Po biletat e kësaj ndeshjeje si do të ndahen?

“Kapaciteti pritet të jetë rreth 19.000 duket qenë se do të hiqen një pjesë e karrigeve, 8000 bileta do t’i shkojnë të dyja klubeve finaliste, nga 4000 secila, Në treg do të dalin edhe 6000 bileta të tjera nga të cilat 4000 do të shiten në Shqipëri. Bileta do të jetë elektronike dhe jo e printuar dhe nuk do të mund të transferohet. Nëse dikush e blen dhe vendos emrin e tij nuk mund t’ja japë dikujt tjetër”, tha Keidi Tomorri, drejtor i stadiumit “Air Albania”.

Sa do të kushtojë një biletë?

“Në diskutime me kolegët e UEFA-s ata kanë si praktikë që merren në referencë çmimet e vendit ku organizohet si çmime krahasuese do të jenë ato të ndeshjes Shqipëri-Francë”, tha Tomorri.

Related posts

Berisha fiton derbin me Strakoshën, Spal shtang Lazion me përmbysje

Delo.autor

PRISHET AUTOBUSI I LIVERPOOL/ Ja çfarë i ndodhi gjatë rrugës në Madrid (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Isco bënë me dhimbje koke Zidanin/ Mesfushori vuan nga një dëmtim

Sadik.Autor

Leave a Comment