Futboll Sport

KAMPIONATI KOMBËTAR I FUSTALLËS/ Tirana fiton derbin me Partizanin dhe ngre lart trofeun

Tirana Futsal festoi titullin kampion të Shqipërisë për edicionin 2023/2024. Bardheblutë dominuan edhe takimin e fundit ndaj Partizanit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke triumfuar 8-4.

Përveç rezultatit, Tirana e kishte mbajtur disa javë më herët matematikisht titullin, pas dominimit ndaj disave të sezonit. Ndeshja ndaj Partizanit nisi me dy gola të shpejtë nga Tirana me Kevin Kosova dhe Eradi Mertiri. Të kuqtë ngushtuan rezultatin me Armand Gapin, por bardheblutë shënuan dhe dy gola të tjerë para fundit të pjesës së parë me Ervin Cerën dhe Elvis Muçën.

Fraksioni i dytë nisi me golin e Guido Tepshit për Partizanin, por Tirana shënoi tre gola radhazi me Endri Kacën, Klajvert Gjokën dhe Klevis Malajn. Të kuqtë e gjetën rrugën e rrjetës përsëri me Gjecin dhe Ndreun, ndërsa Klajvert Gjoka vulosi gjithçka për bardheblutë dhe sfida dhe mbyll me shifrat përfundime 8-4.

Kjo ndeshje përmbylli edhe sezonin e futbollit të Kampionatit Kombëtar të Futsallës, e cila është nga Federata Shqiptare e Futbollit, teksa për Tiranën ishte trofeu i 12-të kampionit në botën e futbollit.

Në përfundim të sfidave, Tirana – Partizani u organizua edhe ceremoni tradicionale, ku të pranishëm ishin, Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, dhe Drejtori i Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri, të gjithë të dorëzuan medialjet dhe trofeun e ekipit të Tirana Futsal.

Related posts

NGA “DA VINÇI” TE PUSHIMET NË HAPËSIRË/ Ja çfarë mund të blejë Kristiano Ronaldo me kontratën e re

F.autor

REVOLUCION TEK BARCELONA/ Trajneri Koeman nuk ndryshon mendim, përjashton dy yjet nga ekipi

Delo.autor

THELLOHET SKANDALI/ RONALDO pranon PËRDHUNIMIN: I kërkoj NDJESË që…

Isa.Autor

Leave a Comment