Futboll Sport

TIRANA LARGON FRIKËN/ Thyen Erzenit 2-0, ekipi i Fagut kap “final-four”, fiton edhe Skënderbeu

Tirana siguri një trepikësh jetik duke mposhtur Erzenin në transfertë me rezultatin e pastër 2-0. Abazaj nga pika e bardhë e penalltisë zhbllokoi sfidën për bardhebalutë, ndërsa në pjesën e dytë Jonuzi me një super gol, me një goditje të fortë nga distanca, dyfishoi shifrat. Falë suksesi, Tirana ngjitet provizorisht në vend e katërt me 46 pikë, po aq sa edhe Dinamo.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për ekipin e Fagut pasi erdhi përpara në kryeqytetin kundër Partizanit, një ndeshje direkte e cila pritet të thotë jo pak për objektivin e dy ekipeve për të siguruar një biletë për në “final-four”.

Një fitore shumë e sigurtë edhe Skënderbeu në transfertë përballë Kukësit, një sukses i pastër 0-2 që është në vend të 6-të në kuotën e 44 pikëve. Kjo gjë bën thuajse të pamundur mbijetesën e Kukësit, me verilindorët që renditen në vend të fundit me 26 pikë, 11 pikë të mëdha zonave të luajtura.

Related posts

SHTANGET GJERMANIA/ Holanda shënon SUPER GOL dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

SHMANG NJË TRAGJEDI NË VELIPOJË/ Ish-portieri i Vllaznisë shpëton nga mbytja pushuesin (FOTO)

Delo.autor

MOTO GP/ Super pole position për Bagnaia dhe Ducati në Katar, “Doktor” Rossi i katërti

Delo.autor

Leave a Comment