Futboll

Frederik Veseli shikohët si zëvendësuesi ideal i ish-kapitenit Davide Astorin te Fiorentina

Pas vdekjes së papritur të kapitenit të tyre, Davide Astori, drejtuesit e Fiorentinës janë duke menduar futbollistin e ri, i cili do të zëvendësonte italianin në mbrojtjen e skuadrës nga Firenca.

Mediat italiane raportojnë, se mes kandidaturave që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit, është edhe emri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli.

25-vjeçari luan aktualisht me skuadrën e Empolit në Serinë B dhe këtë sezon është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra që kryeson ligën e dytë italiane.

Veseli po shkëlqen si qendërmbrojtës, edhe pse ka filluar karrierën duke luajtur në krahët e prapavijës. Në një rol të tillë ai aktivizohet edhe me përfaqësuesen shqiptare, ndaj ai shikohët si zëvendësuesi ideal i ish-kapitenit Davide Astori.

Related posts

EURO 2020/ Italia nuk u trembet “spiunëve” nga Greqia, me 4 sulmues. Ja skema ndaj helenëve

Delo.autor

Çudia në Angli/ Trajneri i Bristol City porosit verë 450 paund nga Portugalia për Mourinhon

Q.Autor

Del e vërteta/ Dëmtimi ”i çuditshëm” i Marcelos, shkak bëhet…. dysheku

Isa.Autor

Leave a Comment