Futboll

EURO 2024/ Turqia ‘përmbyt’ 3-1 Gjeorgjinë në rebeshin e Dortmundit, debutim i hidhur për djemtë e Sagnol

Grupi F i Euro 2024 nisi këtë të martë me fitoren 3-1 të Turqisë kundër Gjeorgjisë. Debutim i hidhur për gjeorgjianët e Uilly Sagnol, që paçka disa raste të mira nuk ia dolen të marrin pikë në ndeshjen e parë historike për një kthesë madhore.

 

Përballja në “Iduna Park” nisi me sherrin e tifozëve të dy skuadrave në stadium, kjo edhe me rebeshin dhe stuhinë në Dortmund. Dueli u zhbllokua në minutat e 25-të nga turqit me Muldur, që shënoi një supergol fluturimthi.

Vetëm dy më vonë ishte Yildiz që shënoi një gol të bukur, por VAR “ngriu” në minutat e Turqisë. Në të 32 minuta Gjeorgjia vendoi ekuilibrat me golin e Mikautadze, për të mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-1.

Fillimi i fraksionit të dytë solli supegolin e Arda Guler, me djaloshin e Real Madrid që nga 26 metra kaloi Turqinë në epërsi. Fundi i ndeshjes solli përparimin e Gjeorgjisë, që në fund harroi mbrojtjen.

Në sekondat e fundit portierët e Gjeorgjisë katërkëndëshin në zhvillimet e një këndoreje dhe Akturkoglu me një kundërsulm dhe portë bosh nuk e pati të vështirë të shënonte golin e tretë për Turqinë.

Tri pikë me vlerë për turqit, që presin sot në mbrëmje rezultatin e Portugalisë – Çeki.

Related posts

DY VJET STEVEN ZHANG SI PRESIDENT/ Numrat e Inter nga 26 tetori 2018 deri tani

Delo.autor

ASNJË KLUB SI ATA NË ANGLI/ Perandoria e Abramoviç, sa shumë trofe në 19 vite tek Çelsi (TABELA)

F.autor

INTER ZBAVITET PARA 1 MIJË TIFOZËVE/ Lautaro “bishë”, Hakimi ndez motorët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment