Futboll Premier League Sport

SHKËMBIM MES DY YJESH/ Tottenhami dhe “Los Blancos” gati për transferimin, ja kush përfshihen

Tottenham dhe Real Madrid do të ulen së shpejti në bisedime për të diskutuar një transferim të bujshëm, që do të përfshijë Christian Eriksen dhe Gareth Bale. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, të dy këta lojtarë janë të pakënaqur në ekipet respektive, ndaj po profilizohet një shkëmbim mes dy yjeve.

Duke parë interesimin e madh që skuadra “merengues” ka shfaqur muajt e fundit për mesfushorin danez, Tottenham është gati të bisedojë. Gjithsesi, britanikët kërkojnë në shkëmbim sulmuesin uellsian Gareth Bale, që dikur ka luajtur me Tottenham, ku dhe u bë i famshëm.

Për të realizuar këtë shkëmbim mes dy lojtarëve, ekipi anglez është gati të ofrojë edhe 40 milionë euro, duke qenë se vlera e Bale është me e lartë se ajo e Eriksen. Në Madrid besojnë se Bale vlen 100 milionë euro, ndërsa Eriksen 60 milionë, ndaj palët mund të ulen në bisedime për të diskutuar këtë marrëveshje.

Related posts

LIVERPOOL-MILAN/ Kapiteni Henderson: Një natë europiane në “Anfield” me tifozët, zbulova se…

Delo.autor

Pastore mund të zgjedhë Interin, për të kapur Botërorin

Q.Autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Ish-ylli Owen: Mund të kisha shkuar tek Inter. Kisha nisur edhe…

Delo.autor

Leave a Comment