Futboll Sport

I SKADON KONTRATA NË VITIN 2025/ Real Madrid drejt rinovimit me lojtarin

Ferland Mendy mund të vijojë të jetë pjesë e Real Madrid. Mbrojtësi anësor është një pjesë e rëndësishme e skemave të trajnerit Ancelotti dhe bashkëpunimi mund të vazhdojë përtej 2025-tës, periudhë në të cilën atij i përfundon kontrata me Los Blancos.

Ai pëlqehet shumë për rolin që ka jo vetëm në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes, çka bën që të vlerësohet nga drejtuesit. . Siç raporton gazeta MARCA, zgjatja e kontratës së Mendyt do të finalizohet në ditët në vijim, për t’i dhënë kështu fund thashethemeve për një largim të mundshëm.29-vjeçari, luajti 23 ndeshje, në sezonin e kaluar me Realin. Ai luan me këtë skuadër që në vitin 2019, periudhë në të cilën vinte nga Lyon.

Related posts

Pas nëntë vitesh, Real Madridi kërkon të largojë Benzeman nga formacioni

Q.Autor

HIDHËRON BARCELONËN PAS DEKLARATËS SË NEYMAR/ Rivaldo: Ai di diçka për PSG dhe “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Legjenda e Inter akuzon Conten: Të stërvitësh këmbët është mirë, por…

Delo.autor

Leave a Comment