Lady Gaga performoi në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris në një performancë spektakolare të frymëzuar nga kabareja me një trupë prej 8 kërcimtarësh.
Ylli i popit këndoi në frëngjisht këngën “Mon truc en plumes” të këngëtares, balerinës dhe aktores legjendare franceze Zizi Jeanmaire dhe menjëherë pas performancës së saj, ajo postoi një mesazh në rrjetet sociale.
Këngëtarja në postimin e saj ka shprehur ndër të tjera mirënjohjen dhe emocionin për ftesën për të kënduar në Lojërat Olimpike të Parisit dhe ka shpjeguar përgatitjen që ka bërë
Lady Gaga shkroi më me detaje: “Ndihem shumë mirënjohëse që më është kërkuar të hap Olimpiadën e Parisit këtë vit. Unë jam gjithashtu e emocionuar që më kërkuan nga komiteti organizativ i Olimpiadës të këndoja një këngë kaq të veçantë franceze – një këngë në nder të popullit francez dhe historisë së tij të gjerë në art, muzikë dhe teatër. Kjo këngë është kënduar nga Zizi Jeanmaire e cila ka lindur në Paris. Një balerinë franceze me famë, e cila këndoi “Mon Truc en Plumes” në vitin 1961. Titulli do të thotë “Gjëja ime me pupla”. Dhe nuk është hera e parë që rrugët tona kryqëzohen. Zizi luajti në muzikalin ‘Anything Goes’ nga Cole Porter, i cili ishte publikimi im i parë i xhazit.
