Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Tifozët shqiptarë kërkojnë bileta në treg të zi

Momenti i shumëpritur erdhi! Sot në orën 20:45 do të inaugurohet stadium Kombëtar. Një ditë historike për gjithë kombin shqiptar, që më në fund do të ketë një shtëpi moderne, ku do të përballet denjësisht me çdo kundërshtar.

Sot përballë Shqipërisë, në ditën e inaugurimit të impianit më të mirë në Ballkan, do të jetë Franca. Kampionët e botës që kanë në përbërje mjaft yje botërorë.

Interesi për të siguruar një biletë për këtë sfidë ishte i jashtëzakonshëm. Afro 100 mijë kërkesa nga tifozët shqiptarë, për të siguruar një biletë në këtë mbrëmje magjike.

Ndërkohë që 22 mijë biletat e dala në treg, u shitën në vetëm pak ditë, ndërkohë që kishte ende tifozë që nuk i kishin humbur shpresat për të qenë prezent në këtë sfidë, teksa disa orë para fillimit të takimit, kërkonin bileta në treg të zi.

sTADIUMI AIR ALBANIA

Në një vëzhgim të “Panorama Sport”, pranë stadiumit “Air Albania”, hasi disa tifozë që vinin rreth stadiumit dhe interesoheshin nëse mund të gjenin bileta në treg të zi, teksa ishin të gatshëm të ofronin edhe dyfishin e vlerës së biletës. Një dukuri shumë e njohur në të kaluarën, por me stadiumin e ri, kjo gjë thuajse është e pamundur.

Një tifoz nuk mund të sigurojë më bileta në treg të zi, pasi tashmë çdo biletë është e personalizuar me emrin dhe mbiemrin përkatës të çdo tifozi, teksa hyrja në stadium do të bëhet me mjet identifikimi.

fLAMUJT SHQIPTARE

Kontrollet e forcave të sigurisë, janë aq të shumta dhe të rrepta, sa është e pamundur, që një tifoz, të arrijë të futet me identitet të rremë!

Related posts

Kroacia heroike përmbys rezultatin dhe dërgon Anglezët duarbosh në shtëpi (VIDEO)

Isa.Autor

Zbulohet sekreti si Rusia fitoi ndaj Spanjës, Putin telefonoi skuadrën para penalltive

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sfida Tirana-Partizani me të ftuar special, ja lojtarët e “piketuar” nga ekipet europiane…

Delo.autor

Leave a Comment