Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT E JAVËS SË 13-TË/ Vetëm 5 gola të shënuar në Superiore, rekordi më negativ i sezonit

Java e 13 në Abisnet Superiore ishte shumë e vakët për shkak të numrit të pakët të golave të shënuar. Si asnjëherë këtë sezon golat ishin vetëm 5. Shumë pak për një kampionat me lojtarë cilësorë. “Panorama Sport” ju jep statistikat e javës.

0- Në javën e 13-të asnjë ekip udhëtar nuk arriti që të fitonte. Madje, të pesta ekipet që luajtën në transfertë, e kanë shifrën 0 te golat e shënuar. Gjashtë skuadra e mbyllën javën pa shënuar gola, të cilat ishin: Teuta, Kukësi, Egnatia, Skënderbeu, Dinamo dhe Tirana.

1- Një penallti është akorduar nga gjyqtarët në javën e 13-të, e cila është dhënë në fund të ndeshjes Laçi-Tirana, e cila u kthye në gol nga Regi Lushkja që u dha tri pikë kurbinasve.

5- Në javën e 13-të është vendosur rekordi më negativ i sezonit për sa u përket golave të shënuar. Si në asnjë javë tjetër, në të 13-ën u shënuan vetëm 5 gola, duke e çuar në 158 në total numrin e golave të shënuar në 65 ndeshje të luajtura deri tani në kampionat.

Deri tani kemi një mesatare 2.43 gola për ndeshje ose 12.1 gola për javë.

26- Nëse golat ishin në rënie, në javën e 13-të kemi një rritje të ndëshkimeve me kartonë. Nga 15 të verdhë që u dhanë në javën e 12-të, në javën e fundit gjyqtarët e kanë nxjerrë kartonin e verdhë nga xhepi në 26 raste. Nga këta, një karton të verdhë ka marrë trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu. Ilir Allmuça i Egnatias mori dy kartonë të verdhë ndaj krutanëve dhe u bë lojtari i vetëm i ndëshkuar me karton të kuq në javën e fundit.

Related posts

Shokohet Milan! Ylli i madh i “KUQEZINJVE” po largohet përfundimisht

Sadik.Autor

EUROPA LIGË/ 32 skuadra zbresin në fushë, mësoni sfidat interesante të ditës së sotme

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Shaqiri lë pas dhe CR7-n, shikoni sa kushton futbollisti shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment