Sport

MORI MEDALJE NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Distria Krasniqi: Rrugëtim me sakrifica, jam e lumtur

Distria Krasniqi zhvilloi paraqitje të mirat në Lojërat Olimpike, teksa fitoi medaljen e argjendtë. Krasniqi, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku nuk fsheh dot emocionet.

Lojërat Olimpike Paris 2024

Ky rrugëtim ka qenë me sakrifica te panumërta, punë dhe përkushtim por gjithçka ja vlejti ne fund. Jam shume krenare që përfaqësoj vendin tim dhe të sjell këtë arritje të jashtëzakonshme në Kosovë

Një falënderim i madh për trajnerin tim të mrekullueshëm, ekipin, familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe besimin në mua. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse.

Kjo medalje e argjendtë është e veçantë pasi është medalja ime e dytë Olimpike, e para në Tokyo 2020 e fituar ne një kategori tjetër.

Jam shumë e lumtur që arrita në finalen olimpike edhe një herë dhe mirënjohëse për mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë.

Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm.

Related posts

“EL CLASICO”/ Si priten të rreshtohen Barcelona dhe Real Madrid në “Camp Nou”

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Suarez “alarmon” Barcelonën, zbulon trajnerin e preferuar

Delo.autor

HISTORIKE/ Ruajnë distancat në fushë nga frika e infektimit, ekipi mundet 37-0

Delo.autor

Leave a Comment