Sport

PARIS 2024/ Grisi Koxhaku eleminohet nga gara e notit

Notari i Shqipërisë, Grisi Koxhaku është eliminuar prej garës në not, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Në kategorinë stil i lirë prej 100 metrash, Koxhaku ka dalë i pesti në grupin e tij, por nuk është renditur në mesin e 16 garuesve më të shpejtë, të cilët kanë prekur gjysmëfinalen.

“Grisi Koxhaku e mbylli garimin e tij në vendin e 5-të në baterinë 3, me kohën 52.32. Një garë modeste për sportistin debutues të Team Albania”, njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
LEXO EDHE:
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
Koxhaku është notari i dytë që eliminohet nga Lojërat Olimpike, pas Kaltra Meçës, e cila e mbylli garën e saj me kohën 2 minuta, 12 sekonda e 21 të qindtat, me 16.42 sekonda më vonë se vendi i parë.

Related posts

THUAJSE E KRYER/ Lojtari largohet nga Inter pas 4 sezonesh dhe do firmosë me klubin tjetër të Serisë A

Delo.autor

PAS 15 MINUTASH LOJË/ Sterling zhbllokon ndeshjen pasi humb ekuilibrin (VIDEO)

Delo.autor

E frikshme/ As ndërhyrjet HORROR nuk jepen penallti

Isa.Autor

Leave a Comment