Futboll Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Për 3 vite futbolli shqiptar, Superliga, Kategoria e Parë, Kupa dhe Superkupa do transmetohen nga RTSH

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka firmosur marrëveshjen me Radio Televizionin Shqiptar, që do të transmetojë për tre sezonet e ardhshme kampionatin Kategoria Superiore, duke përfshirë edhe Final 4, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Pas hapjes së procedurave për shitjen e të drejtës TV të kompeticioneve kombëtare të futbollit, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit shqyrtoi propozimet e operatorëve kombëtarë dhe pas diskutimeve shpalli fituese ofertën e ardhur nga RTSH.

Sipas marrëveshjes, RTSH merr të drejtën televizive për sezonet 2024/25; 2025/26; 2026/27 të kompeticioneve kombëtare për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Kampionati i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht./ FSHF

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Fiorentina. Rezultati 0-3

Delo.autor

Adonis Stevenson ruan titullin, sfida me Badou Jack mbyllet në barazim

Sadik.Autor

Goli i jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit, një portier mrekullon TIFOZËT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment