Futboll

Alisson i lumtur me interesimin e Madridit

Alisson është i lumtur për interesimin e Real Madridit, teksa për brazilianin interesohen edhe Chelsea e Liverpooli.
Portieri i Romës, Alisson, po shkëlqen këtë edicion në Serie A me Romën, çka ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, duke përfshirë këtu edhe gjigantin e La Ligas, Real Madridin.

“Jam shumë i lumtur kur dëgjoj lajme të tilla, do të thotë se jam duke bërë punë të mirë këtu, edhe më shumë i emocionuar jam kur dëgjoj për interesimin e Real Madridit”, tha Alisson.

Liverpooli është i gatshëm që t’ia marrë Realit Alissonin për të cilin është i gatshëm të paguajë deri në 70 milionë funte.

Gjithashtu mësohet se edhe Chelsea po interesohet për brazilianin e Romës pasi Thibaut Courtois mund të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit aktual. /Gazeta Express/

Related posts

E pabesueshme: Shqiptari i qëllon 2 ndeshjet e mbrëmshme në Champions, koeficienti 540

Q.Autor

FINALJA E “CONFERENCE LEAGUE”/ Ja kush do vendosë drejtësi në ndeshjen Feyenoord-Roma në Tiranë

F.autor

INTRIGA ME PORTIERIN DONNARUMMA/ Zbulohet prapaskena e “lamtumirës”, Juventus e nxori blof

Delo.autor

Leave a Comment