Futboll Sport

ZYRTARE/ Dinamo prezanton Ilir Dajën një ditë para derbit kundër Partizanit

Ilir Daja zyrtarisht është trajneri i ri i Dinamo City. Trajneri 57-vjeçar u largua pas më shumë se dy vitesh e gjysmë me Ballkanin në Kosovë, duke u rikthyer te klubi që u shpall kampion.

Një ditë para derbit kundër Partizanit, Daja doli para medieve me drejtuesit e klubit. Me vetëm një javë në dispozicion për të stërvitur lojtarët, Daja rikthehet në futbollin shqiptar dhe konkretisht me Dinamon në një ndeshje derbi.

Të enjte në orën 19:00 në “Arenën e Demave” Ilir Daja do drejtojë për herë të parë ekipin në një ndeshje zyrtare, me objekivin që është i qartë, një vend në “Final 4” për të luftuar për titullin kampion.

Për herë të fundit, Daja drejtonte Dinamon në sezonin 2010-2011. Pas këtyre viteve ai shkëlqeu nën drejtimin e Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit, Partizanit dhe Ballkanit.

Related posts

Ernest Gjoka: Tri pikë para Teutës, por nuk jemi ende të qetë

Sadik.Autor

Reali barazon gjithçka në “Allianz Arena” (VIDEO)

Sadik.Autor

SEANCA E “CAS”/ Ja kur pritet të merret vendimi për mesfushorin Bajrami…

Delo.autor

Leave a Comment