Futboll Sport

ARGJENTINA “BIE” NË KOLUMBI/ James Rodriguez hero i “Los Cafeteros” në fitoren përballë kampionëve të botës

Kishin aq shumë vrull, saqë nuk i ndalën dot as kampionët e botës.

Kolumbia ka treguar edhe njëherë, pas aventurës në Copa America se është skuadra e momentit, në Amerikën e Jugut, duke e çuar në 8 serinë e ndeshjeve pa humbje në kualifikueset e Botërorit 2026, por duke i prishur “rekordin” një tjetër kombëtareje.

Bëhet fjalë për Argjentinën, kampionë të botës, e cila u mund me rezultatin e ngushtë, 2-1, nga “Los Cafeteros”, duke i dhënë kështu fund 12 fitoreve radhazi, në të gjitha kompeticionet.

Sërish “heroi” i kolumbianëve ishte “ylli” i mesfushës, James Rodriguez, i cili asistoi golin e parë të Mosquera dhe shënoi golin e fitores në minutën e 60’-të, ndërsa për miqtë “Bardhekaltër” mendoi “fantazisti” i Juventus, Nicolas Gonzalez.

Falë kësaj fitoreje, Kolumbia ngjitet në vendin e dytë të tabelës, me 16 pikë, vetëm dy më pak se Argjentina kryesuese.

Related posts

Notat e merkatos/ Mbreti i Serisë A mbetet…, INTERI është surpriza e bukur

Isa.Autor

“NUK KA KOHË…”/ Bakayoko mesazh Milanit nga rrjetet sociale, Leao përfundon tmerrin e karantinës (FOTO)

Delo.autor

Rikthehet portieri i Bayern dhe Gjermanisë/ Pas 6 muaj Manuel Neuer është gati të luaj

Sadik.Autor

Leave a Comment