Futboll Sport

KUALIFIKUESE/ Kosova U21 triumfon në Budapest ndaj Izraelit, vendos një gol

Kosova U21 ka arritur fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025. Në ndeshjen e zhvilluar në Budapest, djelmoshat e drejtuar nga Afrim Tovërlani fituan me rezultat 1:0. Vendimtar për këtë takim ishte goli i shënuar nga Milot Abdylit në minutën e 11-të. Ai realizoi nga një gjuajtje e fuqishme nga distanca, që befasoi portierin izraelit Niv Eliasi. Kosova pati edhe rast tjera për shënim, ku vlen të veçohen dy prej tyre.

Në minutën e 22-të, Etnik Brutti lëshoi një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës, por Eliasi këtë herë arriti ta ndalojë topin, duke shmangur golin e dytë për Kosovën. Ndërkaq, në minutën e 83-të, Redon Ismaili pranoi një top të mirë në qendër të zonës dhe pati një mundësi të shkëlqyer për të shënuar, por goditja e tij përfundoi në duart e portierit izraelit. Me këtë fitore, Kosova U21 renditet në pozitën e 4-të në Grupin D të kualifikimeve për Evropianin U21, me 12 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Bullgaria në vendin e tretë. Kjo fitore rrit shpresat e ekipit për një renditje më të mirë në përfundim të këtyre kualifikimeve. Më 11 tetor, Kosova U21 e pret Poloninë, ndërsa më 15 tetor e mbyll fushatën kualifikuese me ndeshjen në udhëtim ndaj Estonisë

Related posts

RISI NË PREMIER LEAGUE/ VAR-i do të aplikohet edhe për tifozët, ja ndryshimet

Delo.autor

Motivi pse Morata po tërbon shokët te Chelsea

Q.Autor

“THE BEST FIFA”/ Dominim absolut i Man.City, por në mes është Messi. Pep favorit kryesor për trajnerin e vitit

F.autor

Leave a Comment