Futboll Sport

SHPENDI KONFIRMOHET “BOMBER” NË SERIE B/ Sulmuesi kuqezi realizon golin e 3-të, kryeson listën e golashënuesve

Cristian Shpendi vijon formën e tij të mirë, me sulmuesin kuqezi që konfirmohet lider te Cesena edhe këtë sezon. Shpendi bëri edhe një herë protagonistin për ekipin e tij në sfidën e javës së 5-të në Serie B, atë kundër Modena-s.

Vendasit përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë, ku pas golit të Modenas realizuan dy herë, fillimisht me Bastonin, ndërsa në shtesë, Shpendi nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke kaluar Cesena-n në avantazh.

Për fat të keq, goli i Shpendit nuk mjaftoi për të dalë me pikë të plota pasi Modena barazoi rezultatin në 2-2 duke bërë që dy ekipet të ndajnë nga një pikë. Ky ishte goli i tretë i Shpendit këtë sezon duke kryesuar listën e golashënuesve më të mirë në Serie B.

 

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Spal, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-0

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbappe refuzon rinovimin e PSG-së, sulmuesi zgjedh ekipin e ri

F.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Kualifikim i vuajtur i Kukësit, Partizani i falet Braunit! Bind Skënderbeu

Delo.autor

Leave a Comment