Futboll Sport

I KUSHTOI GJERMANISË ELEMINIMIN/ UEFA pranon gabimin e gjyqtarit Tejlor dhe VAR

Komisioni i Arbitrave të UEFA-s ka pranuar gabimin e gjyqtarit Antoni Tejlor në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës. Ndeshja çerekfinale e Euro 2024 u mbyll me kualifikimin e spanjollëve pas fitores 2-1, teksa rasti më i diskutuar ishte prekja me dorë e Kukurejas.

Po zhvillohej koha shtesë, ndërsa e rregullta kishte përfunduar 1 me 1. Kukureja preku me dorë topin në zonë, teksa Tejlor nuk akordoi penallti. UEFA pranon dhe gabimin e VAR, që nuk sinjalizoi kryesorin për rishikimin e rastit.

Kujtojmë se më pas Spanja shënoi, për të fituar 2 me 1 përballë Gjermanisë. Dy muaj kanë kaluar prej atëherë, teksa tifozët gjermanë dhe mjaft të tjerë e konsiderojnë si rastin që i kushtoi eliminimin “panzerave”.

Related posts

ANCELOTTI SYNON PËRFORCIME/ Everton shënjestron tre lojtarë të rëndësishëm, ja emrat

Delo.autor

NJË NGA 3 EKIPET SHQIPTARE NË EUROPË/ Klubi kampion “përfiton” nga federata për përballjen e madhe

Delo.autor

Valencia cinike, përmbys 1-2 Malagan në “Rosaleda”

Q.Autor

Leave a Comment