Futboll Sport

SHKËLQIMI DHE RËNIA E NJË FUTBOLLISTI/ Balotelli drejt Ligës së Tretë spanjolle

Mario Balotelli po përgatitet për t’u rikthyer në fushë, pas pushimeve disa mujore. Sulmuesi italian është pa skuadër nga 1 korriku i këtij viti, pas largimit nga turqit e Adana Demirspor.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 34-vjeçari do të vazhdojë karrierën në ligën e tretë spanjolle. Mediat iberike bëjnë me dije se Balotelli dhe klubi i Intercity janë në bisedime të avancuara, për transferimin e sulmuesit në Spanjë.

Gjithçka pritet të mbyllet në ditët e ardhshme, para se të vijë zyrtarizimi. Inter, Manchester City, Milan, Liverpool dhe kombëtarja italiane kanë qenë maja e tij në karrierë, por karakteri ka qenë pjesa më problematike e tij.

Related posts

Gurdiola: Nuk do ta shoh ndeshjen e United, do të luaj golf

Sadik.Autor

SINJAL I MIRË PËR TIFOZËT/ Pochettino: Chelsea është rivali ynë më i madh, jo Arsenali

Isa.Autor

Oddo konfirmon largimin nga Udineses

Sadik.Autor

Leave a Comment