Futboll Sport

NUK DI TË NDALET/ Leo Messi rrëmben një tjetër çmim

Lionel Messi nuk njeh më limite. Megjithëse për shkak të moshës së tij, mendohet se karriera e tij po shkon drejt fundit, faktet flasin se Leo po vijon të fitojë trofe, qoftë indidivual, apo edhe me ekipin e tij me të njëjtin ritëm si më pare.

Lionel Messi është futbollisti që ka fituar më shumë trofe në historinë e futbollit. Fenomeni argjentinas koleksionon 102 çmime (56 individuale dhe 46 ekipore) dhe ditën e enjte mori çmimin MARCA America, një çmim që vlerëson karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Çmimi iu dorëzua “pleshtit” nga Juan Ignacio Gallardo – drejtor i MARCA – dhe Jorge Mas, pronar i Inter Miami së bashku me David Beckham.

Rrugëtimi i Messit në futboll filloi me Barcelonën në vitin 2004, vazhdoi te PSG dhe tani tek Inter Miami. Me kombëtaren e Argjentinës ai ka fituar gjashtë trofe të mëdhenj.

Messi ka fituar tetë “Topa të Artë”, gjashtë “Këpuca të Arta” dhe është golashënuesi më i mirë historik i La Ligës dhe kombëtares “Albiceleste”. Ai gjithashtu mban rekordin për më shumë paraqitje në historinë e Kupës së Botës (26 ndeshje).

Related posts

LIVE/ Manchester City-Tottenham, nis sfida magjike në “Etihad Stadium”

Delo.autor

Valter Bottas rinovon me Mercedes, gjermanët sigurojnë edhe pilotin e “dytë”

Isa.Autor

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Trajneri De Boer: Ishte një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur, por…

Delo.autor

Leave a Comment