Futboll Seria A Sport

KY NJERI ËSHTË FENOMENAL/ Ronaldo gati të thyejë REKORDE të tjera

Për disa njerëz të qenurit numri 1 për gjë që marrin përsipër të bëjnë nuk është një mision por një vokacion. Cristiano Ronaldo bën pjesë tek kjo kategori liderësh me portugezin që kërkon të jetë i pari në çdo gjë, duke e kthyer edhe dështimin më të parëndësishëm në një motiv për të ndërmarrë sfidën e rradhës. Në të vërtetë dhjetori është sinonimi i Topit të Artë për sulmuesin 33-vjeçar që e ka ngritur atë për dy vitet e fundit rradhazi, por 2018-ta ndali supremacinë e tij duke e zbritur nga ky fron. Por një disfatë e tillë nuk e mposht Cristianon, që vjen i blinduar me statitikat e një tjetër viti të sukseshëm që konfirmojnë supremacinë e tij në fushën e blertë. Dhe referuar këtyre shifrave Cristiano është padyshim golashënuesi më i mirë i 2018-ës, me 39 gola dy më shumë nga rivali i përjetshëm Lionel Messi. Për më tepër Ronaldo ka ende shanse ta cojë në 40 numrin e tyre për të festuar me shampanjë një tjetër edicion fantastik.

Bashkë me Piatek Ronaldo kryeson listën e bomberave të Serisë A. Referuar 10 kampionateve më të rëndësishëm europianë shto këtu performacën e portugezit në Kupat Europaine nuk ka asnjë sulmues tjetër që ecën me shpëjtesinë marramendëse të tij. 39 gola mbajnë firmën e tij, 37 Messi për të vijuar me Lewandowskin,  Salah,  Griezmann dhe  Neymar, të gjithë me jo më shumë se 30 gola.  Sfida e lojtarit që është pranë 34 vjetorit është përsëritja e katërvjeçarit të artë përkatësisht sezoneve 2012-2015 kur brenda 12 muajve superonte kuotën e 50 golave.  Sigurisht që asokohe ishte disa vjet më i ri dhe luante më shumë takime duke shtuar  probalititetin për të shënuar. Por edhe tek Juvnetus tashmë Ronaldo i ka superuar 1500 minuta që përkojnë me prezencën më të madhe të një lojtari bardhezi në fushë.

Me kalendarin e ngjeshur që është në program për “zonjën e vjetër” impenjimi i tij pritet të jetë sërish maskimal, me takime ndaj  Interit, Torinos, Romës, Atalantës dhe Sampdorias ndërkohë që në Champions parashikohet sfida me Young Boys, me Ronaldon që ka mundësinë të superojë limitin e parashikuar prej 40 golash duke iu vërtetuar të gjithëve se as mosha nuk mund të jetë një limit për një kampion si ai që suksesin e ka në ADN.

Related posts

FINALJA/ Nuk ka mrekulli të shtatë për Liverpoolin, Real Madrid KAMPION i Europës

F.autor

RRËFIMI PREKËS/ Ish-sulmuesi Hakan Shukur: Erdogan mi mori të gjitha, tani punoj taksist

Delo.autor

PLANI PËR TË NDALUR JUVEN/ Rivalët mendojnë që tani për transferimet e janarit

Isa.Autor

Leave a Comment