Futboll Seria A Sport

GODITJA E MANDZUKIC NDAJ KAPITENIT TË MILANIT/ Ja vendimi që do merret për yllin kroat

Federata Italiane e Futbollit është mbledhur sot për të shqyrtuar të gjitha rastet e dyshimta të arbitrave për javën që lamë pas, po ashtu edhe për gjestet anti-sportive, apo sjelljet e gabuara të tifozëve.

Ndër rastet që është shqyrtuar është goditja e Mario Manduzkic ndaj Alessio Romagnoli në ndeshjen Juventus-Milan. Kroati goditi me shkelm kapitenin e kuqezinjve në një moment pranë fundit të ndeshjes.

Për këtë rast do të hapen edhe shikohen provat filmike, por sipas asaj që ka shpjeguar “Sky Sport”, për dy arsye të forta sulmuesi i Juventusit nuk do të dënohet.

1) mungon supozimi për “sjellje të dhunshme”

2) Episodi tashmë është analizuar nga VAR

Gjyqtarët në dhomën e VAR për ndeshjen në fjalë e kanë parë rastin në përsëritje, por kanë vendosur se nuk ishte e nevojshme që loja të ndalohej dhe arbitri kryesor të shikonte rastin në fjalë. Goditja e Madzukic nuk është cilësuar si një gjest i rëndë dhe serioz për të ndërhyrë nga dhoma e VAR, prandaj loja u la e lirë të vijonte normalisht.

Related posts

ZHANG BLINDON INZANGHI-N/ Por rinovimi nuk është temë aktuale

F.autor

ZYRTARE/ Pak ditë përpara fillimit, kompeticioni i njohur mëson shtetin organizator

Delo.autor

BOLOGNA-INTER/ Predhë nga jashtë zonës, Soriano shtang “Zikaltërit. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment