Paulo Fonseka është i qetë, në ton dhe mënyrë, dhe nuk e kishim parë kurrë në muajt e parë aq sa në konferencën për shtyp të një dite më parë.milanAnarkia e disa lojtarëve për menaxhimin e goditjeve të penalltive në Firence e bëri të inatosej dhe para mediave nuk e fshehu gjithë zhgënjimin. Ndaj Udinezes ‘fajtorët’ e humbjes së dy javëve më parë u përjashtuan nga formacioni (Hernandez i pezulluar, Abraham dhe Tomori në pankinë së bashku me Leaon) dhe lajmi i mirë për të gjithë ambientin kuqezi është se zëvendësuesit nuk zhgënjyen dhe në disa raste madje bënë më mirë se sa shokët e tyre më të famshëm.
Duke filluar nga Çukvueze dhe Okafor, duke kaluar nga Çau dhe Pavloviç: rezervat u përgjigjën menjëherë, pastaj një dozë e mirë fati erdhi edhe me rastin e golave të anuluar të Udinezes (dy “offside” milimetrike) sepse fati i mirë nuk bën keq kurrë dhe që i jep trajnerit portugez pak ditë qetësi. Të paktën deri në ndeshjen kundër Bryzhit në Ligën e Kampionëve që tashmë është një lloj afati skadence.
REZISTENCA – Ai premtoi (me shumë ngjyra) se nuk do të shikonte askënd me hatër dhe kështu bëri. Fonseka bëri zgjedhje të rrezikshme që përfundimisht u shpaguan dhe ia zgjatën jetën (e nënkuptuar si karrierë në stolin kuqezi). Dhe përgjigjet më të mira erdhën nga ata që zakonisht e ngrohin pankinën, një shenjë e pagabueshme se si është grupi me trajnerin dhe duke vozitur me të në të njëjtin drejtim.
Nëse nuk do të kishte qenë për minutazhin me një lojtar më pak, ndoshta do të ishim duke folur për një goleadë ose të paktën një fitore pa shqetësime. Sepse në gjysmën e parë, 11 kundër 11, thjesht nuk pati ndeshje. Pulisiç, i zhvendosur në qendër pas Moratës, konfirmoi se po kalon një periudhë forme të shkëlqyer, teksa Okafor dhe sidomos Çukvueze bënë më shumë se detyrën. Për 45 minutat që luajti, zvicerani ishte një gjemb i vazhdueshëm në krahun e Udinezes dhe më i miri i skuadrës së tij, teksa nigeriani pati meritën e madhe për të shënuar golin vendimtar, por jo vetëm kaq, sepse me një lojtar më pak u vu në dispozicion të shokëve e skuadrës.
MBROJTJE DHE FAT – Pasi folëm për sulmin, lajm të mira vijnë edhe nga departamenti i mbrojtjes. Lëndimi i Gabias dhe stoli i Tomorit hapën dyert e formacionit për Çaun dhe Pavloviçin. Nën presion për një pjesë të parë, dy qendërmbrojtësit i rezistuan fizicitetit të Udinezes dhe u paraqitën mirë përballë Menjasë. Pati disa gabime, pa dyshim, por pati vërtet shumë topa që arritën te zona e kuqezinjve, sidomos në pjesën e dytë, që u spastruan me efikasitet.
Më në fund kapitulli i fatit. Në futboll si në jetë është një komponent themelor dhe në “San Siro” u shfaq në formën e VARit. Golat e anuluar për Ehizibue (në pjesën e parë) dhe Kabasele (në kohën shtesë të së dytës) i bënë milanistët të merrnin frymë të lehtësuar pasi nuk e panë shakanë të materializohej për disa milimetra (sidomos në rastin e dytë.).
