Futboll Sport

TRAJNERI LAVDËROI ANIS MEHMETIN/ Vendimi i tij zyrtar nuk lë më dyshime për të ardhmen

Trajneri i Ipsuiç, Geri O’Nill, nuk kurseu lëvdatat për Anis Mehmetin pas ndeshjes së parë në kampionat ndaj Sandërlend, edhe pse nuk përfshiu as në 18-she lojtarin.

“Ka qenë i shkëlqyer për mua në fazën përgatitore. Ai ka punuar jashtëzakonisht shumë çdo ditë. Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, sepse nuk mund të kërkoja më shumë prej tij”, tha O’Nill për lojtarin. Por këto deklarata nuk fshehin më faktin se Ipsuiç kërkon t’i gjejë një sistemim sulmuesit të Kombëtares shqiptare,

Vendimi i fundit i trajnerit e konfirmon këtë. Ipsuiç luan sot në Kupën e Ligës përballë Leisterit dhe trajneri ka preferuar të aktivizojë në këtë ndeshje disa lojtarë që nuk u preferuan në kampionat. Por Mehmeti nuk është preferuar as në formacion dhe as në pankinë, duke bërë të qartë kësisoj se nuk hyn te zgjedhjet e trajnerit.

Për lojtarin janë interesuar disa klube në Championship si Reksam, Birmingem, Milluoll dhe Derbi Kaunti, që janë të gatshme të sigurojnë shërbimet e tij.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Newcaslte. Rezultati 2-1

Delo.autor

“PO HUMBE ME NAPOLIN, FITON…”/ U përqafuan dhe qeshën në fund të ndeshjes, Ancelotti tregon bisedën me Kloppin

Delo.autor

“SHUMË I VJETËR DHE I KUSHTUESHËM”/ Kur Chelsea i tha “JO” Contes për…

Delo.autor

Leave a Comment