Futboll Sport

SURPRIZA E HIDHUR QË BËRI LËMSH TIFOZËT/ Juventusi prezanton Arda Gulerin nga Real Madrid

Juventusi pësoi një sulm nga hackerat në llogaritë e rrjeteve sociale, duke bërë lëmsh tifozët me zyrtarizimin e Arda Guler nga Real Madrid.

Sipas postimit një nga yjet e ardhshëm të futbollit evropian do ishte pjesë e familjes së Juventusit dhe se janë gati të bëjnë histori së bashku.

“Mirë se erdhe në Juventus, Arda Güler! Ylli i ardhshëm i futbollit evropian është pjesë e familjes Juventus. Jemi gati të bëjmë histori së bashku”, kanë shkruar ata në llogarinë zyrtare në ‘X’ të ‘Zonjës së Vjetër’.

Por klubi bardhezi ka reaguar duke njoftuar se llogaria e Juventusit në gjuhën angleze është hakuar dhe se nuk ka asgjë të vërtet për ardhjen e turkut në Torino.

Related posts

BYLIS-KUKËSI/ Duro synon fitoren për të thelluar diferencën me “bardheblutë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Maratona e Tiranës/ Njoftim i rëndësishëm për garuesit, ja çfarë duhet të bëjnë pjesmarrësit deri ditën e nesërme

Isa.Autor

MË TË MIRËT E VITIT NGA UEFA/ Messi në garë me ‘yjet’ e City-t, Guardiola sfidohet nga dy italianë

F.autor

Leave a Comment