Futboll Sport

GOLAT/ Kryesuesit e Serie A bien në shtëpi, Atalanta shënon tre herë në Napoli! Fusha për Romën dhe Interin

Serie A e futbollit vijon këtë të diel me katër ndeshjet e radhës të vlefshme për raundin e 11-të. Gjithçka nisi në 12:30 me humbjen 0-3 të Napolit në shtëpi kundër Atalantës. Në 18:00 luhet Verona – Roma dhe gjithçka mbyllet në “Meazza” ku Inter pret në mbrëmje Venezian.

Në “Maradona” kryesuesit e Napolit humbën për herë të dytë këtë sezon. Ishte Atalanta me Gjimshitin në fushë që fitoi 0-3 duke kthyer djemtë e Contes me “këmbë në tokë”. “Simfonia” De Ketelaere – Lookman funksionoi në minutat 10 dhe 31, për dopietën e sulmuesit Lookman. Në fundin e sfidës ishte Retegui që shënoi edhe golin e tretë. Paçka humbjes Napoli qëndron në krye, ndërsa me 22 pikë bergamaskët ngjiten për momentin në pozitën e dytë. Nota 7.8 për Berat Gjimshitin që ishte ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës.

Serie A, raundi 11-të:

E diel, 03 nëntor 2024

12:30 Napoli 0-3 Atalanta

15:00 Torino – Fiorentina

18:00 Verona – Roma

20:45 Inter – Venezia

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG fitore spektakolare në Manchester, Roma i falet Zaniolos me dopietë

Delo.autor

SKËNDERBEU BËHET GATI PËR JANARIN/ Flet trajneri Daja: Do ketë disa ndryshime…

Delo.autor

‘Bestia Negra’ bëhet mik? Çfarë e lidh Oliver Kahn-in me Real Madrid-in?

Sadik.Autor

Leave a Comment